Lajme

Bejta: Anëtarësia e LDK-së si asnjëherë më parë është organizuar për një fitore të madhe

12/20/2024 13:31
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka njoftuar se kanë zhvilluar një takim me strukturat e nëndegës së LDK-së në Marec.

Bejta tha se anëtarësia e LDK-së si, asnjëherë më parë, është gjallëruar dhe organizuar për një fitore të madhe.

Ajo tutje tha se “9 shkurti është dita kur vendi ynë kthehet kah e mbara” raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Një takim i përzemërt me strukturat e nëndegës së LDK-së në Marec, me kryetarin e nëndegës dhe këshilltarin komunal z. Milazim Vitija si dhe nënkryetarin e
Degës së Pestë të LDK-së, Bekim Gashi.

Anëtarësia e LDK-së si asnjëherë më parë është gjallëruar dhe organizuar për një fitore të madhe e cila do ta prodhojë një ndryshim të madh në mentalitetin qeverisës të Kosovës.

Me programin e vetëm serioz qeverisës dhe me lidershipin e Kryeministrit Abdixhiku, ndryshimi është i mundur dhe 9 shkurti është dita kur vendi ynë kthehet kah e mbara.
#Lumir2025
#FikneteBejta69
#BëhuNdryshimi
#LDK