Lajme

Arratisen dy persona nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

12/20/2024 10:04
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë arratisur dy persona, shkruan GazetaBlic.

Sipas raporotit, të dyshuarit me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Rasti është nën hetime.

“Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.