LDK sonte ka mbajtur tubim me rininë e kësaj partie, raporton Gazeta Blic.
Kandidatët për deputet Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, pas turneut të ndryshimit me Forumin Rinorë në Prishitnë, u bashkuan me rininë e Obiliqit.
“Të rinj plot entuziazëm, vullnet dhe energji të jashtëzakonshme, treguan se rinia i thotë PO ndryshimit”, ka shkurar Gashi.
Gashi tutje thotë se me këtë energji dhe përkushtim do të arrijmë suksese dhe fitore me 9 shkurt.
Postimi i plotë:
Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Lindita Bekteshi, dhe kryetarin e Forumit Rinor të Obiliqit, Engjull Sollova, pas turneut të ndryshimit me Forumin Rinor në Prishtinë, pata kënaqësinë të bashkohem me super rininë e Obiliqit. Të rinj plot entuziazëm, vullnet dhe energji të jashtëzakonshme, treguan se rinia i thotë PO ndryshimit.
Jam i bindur se me këtë energji dhe përkushtim, do të arrijmë suksese dhe fitoren më 9 shkurt!


