Lajme

50 persona në Kosovë e kanë mbushur një shekull jetë, 41 prej tyre janë gra

12/19/2024 15:05
nga:N K

Agjencia e Statistikave të Kosovës ditën e sotme ka publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë.

Sipas këtyre të dhënave, ASK-ja bën të ditur se janë 50 banorë që në Kosovë kanë moshën mbi 100 vjeç.

Nga këta 50, 41 janë gra dhe 9 prej tyre janë burra.

Ndërsa, janë 15 persona që kanë moshën 99-vjeç, ku 13 prej tyre janë gra dhe 2 burra.