Sporti

Emiliano Martinez për pritjen e tij kundër Kolo Muanit: ‘Po lutesha që topi të më godasë fytyrën’

12/19/2024 11:10
nga:Lorik J

Emiliano Martinez ka kujtuar pritjen e tij vendimtare në finalen e Kupës së Botës 2022.

Me rezultatin 3-3 në minutat e fundit të shtesës, portieri i Argjentinës bëri një pritje kundër francezit Kolo Muani, i cili ishte ballëpërballë me Martinez. Argjentina fitoi në penallti me rezultat 4-2.

“Ishte madhështore, thjesht madhështore. Kuptova se ishte diçka e veçantë. Betohem, kam bërë pritje më të mira, por asnjëra prej tyre nuk ishte aq e rëndësishme sa kjo.

“Në atë moment mendova: “Të lutem, lëreni topin të më godasë fytyrën. Kur Konate bëri pasimin, i thashë vetes, Nicolas Otamendi nuk do ta arrijë atë. Për shkak se nuk i besoja mbrojtjes, isha i përgatitur për gjuajtje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport