Pas ndeshjes në Ligue 1 ndërmjet Monacos dhe PSG-së (2:4), Wilfried Singo i ka kërkuar falje Gianluigi Donnarumma për shkaktimin e një lëndimi gjatë ndeshjes.
Në minutën e 17-të, Singo e goditi aksidentalisht Donnarumma në fytyrë teksa tentoi të largonte topin. Portieri i PSG-së nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën.
Singo më vonë postoi një kërkim falje në mediat sociale, ku shkruante:
“Dua t’i kërkoj falje Gianluigi Donnarumma. Veprimet e mia qartazi nuk ishin të qëllimshme, por pasi pashë se ai pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë, ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Singo.
/GazetaBlic Sport