Gjatë ditës së djeshme, dyshohet se është dhunuar një grua në Malishevë, raporton GazetaBlic.
Lidhur me këtë është arrestuar një burrë.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë / 18.12.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


