Lajme

Flet për herë të parë ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut- Miqtë e saj donin ta shkatërronin!

12/19/2024 07:34
nga:Y I

Në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vedin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i.Ky rast duhet të egzaminohet. Nuk gënjen ajo”-u shpreh Ilirjani.

Grida Duma: Ka fajtor të tjerë për gjendjen e saj?

Robert Nolfe: Ajo çka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptar, ata prisnim të fitonin diçka, donin ti prishnin reputacionin Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo iajte një lloj kërcënimi për jetën e saj. dhe kërcënime.

/TCH/