Inteligjenca artificiale po thuajse është bërë e kudondodhur duke gjetur përdorim gati në secilën pore të jetës.
Aty ku mund të gjejë përdorim është natyrisht edhe në fushata zgjedhore, dhe për këtë ka folur gazetari Xhemajl Rexha.
“Edhe partitë politike mund të krijojnë faqe të reja për të sulmuar njëra tjetrën”, ka thënë Rexha në Rubikon të Klan Kosovës.
“Unë pres që AI të përdoret edhe sa i përket nivelit të fotografive, të gjenerimit të imazheve që tek një pjesë e publikut prapë mund të shihen si gjenuine, si të vërteta, për t’i besuar ato”.