Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, tha se sot në kuadër të Forumit të Gruas së LDK-së në Prishtinë u mblodhën për ta kujtuar dhe nderuar rolin vendimtar të gruas shqiptare.
Bejta thotë se LDK-ja e kupton thelbësisht nevojën për një rol më të madh të gruas në politikë.
“Përtej kuotave dhe ligjeve të diskriminimit pozitiv, LDK-ja e kupton thelbësisht nevojën për një rol më të madh të gruas në politikë, institucione dhe krijim të politikave madhore qeverisëse, prandaj pa dallime gjinore dhe me politika të barazisë, ne do ta afirojmë këtë rol duke mos e cenuar atë që është e garantuar si për gratë, ashtu edhe për burrat” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Ajo thekson në fund se “Do të jemi bashkë për ta bërë ndryshimin dhe për ta ndërtuar Kosovën tonë”
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës është hapësira më e shëndoshë ku dallimi gjinor nuk të privon për të punuar e për t’u shprehur për interesin kolektiv. Në kuadër të Forumit të Gruas së LDK-së në Prishtinë, sot u mblodhëm për ta kujtuar dhe nderuar rolin vendimtar të gruas shqiptare në përpjekjet tona historike për shtetformim dhe progres shoqëror.
Përtej kuotave dhe ligjeve të diskriminimit pozitiv, LDK-ja e kupton thelbësisht nevojën për një rol më të madh të gruas në politikë, institucione dhe krijim të politikave madhore qeverisëse, prandaj pa dallime gjinore dhe me politika të barazisë, ne do ta afirojmë këtë rol duke mos e cenuar atë që është e garantuar si për gratë, ashtu edhe për burrat.
Do të jemi bashkë për ta bërë ndryshimin dhe për ta ndërtuar Kosovën tonë!
#Lumir2025
#FikneteBejta69
#BëhuNdryshimi
#LDK


