Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehu mirënjohjen e tij për shefin e Misionit të EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano, dhe për të gjithë ekipin e EULEX-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.
Hovenier theksoi rëndësinë e rolit të EULEX-it në promovimin e llogaridhënies, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit, duke vlerësuar partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore.
”Bashkëpunimi dhe partneriteti ynë do të vazhdojë”, u shpreh ambasadori, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e institucioneve dhe demokracisë në Kosovë.