Lajme

Kërcënimi ndaj Haradinajt, reagon Berisha: Ku është prokuroia, policia apo dhe AKI-ja që nuk reagojnë?

12/18/2024 16:35
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka reaguar pas kërcënimit ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër, derisa ka pyetur se ku është prokuroia, policia apo edhe AKI-ja që nuk reagojnë.

“Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Çka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm. Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë. Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit”, ka shkruar Berisha.

Deklarata e tij e plotë: 

Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë, Ramush Haradinajn, një hero e të vetmin njeri të gjallë që ka dhënë krejt e gjithcka për lirinë e këtij vendi.

Kush janë ata horra që i yshtin këta zagarë me flliqë me gojë me e gjujt gurin e me e fsheh dorën.

Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…

Sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër. Cka duhet të ndodhë më shumë që t’iu ndihet zani juve.

Ku është prokuroia, policia apo edhe AKI-a. Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Cka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm.

Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë.

Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit.

Bekë Berisha,

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri