Lajme

Kurti: Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet 100 MW

12/18/2024 16:30
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se është hapur ankandi i parë për energji të erës me kapacitet 100 MW.

“Viti 2024 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për sektorin e energjisë. E nisëm me faturimin e energjisë në katër komunat tona në veri për herë të parë pas 24 vjetëve, e vazhduam me përurimin e Bursës së përbashkët të energjisë elektrike me Shqipërinë (ALPEX), pastaj me ankandin e suksesshëm diellor përmes së cilit konsorciumi fitues “Orllati” do të investojë 70 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve të reja prej 100 MW, për të vijuar me nënshkrimin e marrëveshjes dhe hyrjes në fuqi të projektit më të madh në energji në 40 vjetët e fundit, përkatësisht programit Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, dhe vitin po e përfundojmë me hapjen e ankandit të parë për energji të erës me kapacitet gjithashtu 100 MW” ka shkruar Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje ka thënë se “Me sot, këtyre erërave po u japim edhe një qëllim: do t’i shfrytëzojmë për prodhim të energjisë elektrike”

Postimi i plotë:

Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet 100 MW
Viti 2024 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për sektorin e energjisë. E nisëm me faturimin e energjisë në katër komunat tona në veri për herë të parë pas 24 vjetëve, e vazhduam me përurimin e Bursës së përbashkët të energjisë elektrike me Shqipërinë (ALPEX), pastaj me ankandin e suksesshëm diellor përmes së cilit konsorciumi fitues “Orllati” do të investojë 70 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve të reja prej 100 MW, për të vijuar me nënshkrimin e marrëveshjes dhe hyrjes në fuqi të projektit më të madh në energji në 40 vjetët e fundit, përkatësisht programit Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, dhe vitin po e përfundojmë me hapjen e ankandit të parë për energji të erës me kapacitet gjithashtu 100 MW.

Kur je në rrugën e drejtë dhe i merr vendimet e duhura, erërat e forta nuk të rrëzojnë por të formësojnë e të mbajnë në këmbë. Me sot, këtyre erërave po u japim edhe një qëllim: do t’i shfrytëzojmë për prodhim të energjisë elektrike.

Falënderojmë Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), të përkrahur nga Qeveria gjermane, dhe një mirënjohje të posaçme Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e madhe e të vazhdueshme që i kanë dhënë e po vazhdojnë të na japin për zhvillimin e sektorit energjetik, ekonomisë dhe shtetit tonë.