Lajme

Protestës për Martinin i bashkohet dhe e ëma: Të dorëhiqet ministrja

12/18/2024 15:10
nga:N K

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, pjesëmarrës ishin dhe prindërit e Martin Canit, të cilët bënë thirrje të vazhdueshme për drejtësi.

E përlotur, e ëma shprehet se Martini ishte një fëmijë plot ëndrra dhe se duhen dorëhequr ata që kanë faj në këtë ngjarje.

“Kush nuk e mbrojti Martinin, ai ishte një fëmijë i buzëqeshur, e kam çdo moment buzëqeshjen e Martinit, kishte ëndrra të mëdha, ishte i vecantë, shkonte çdo ditë në ndeshje. Ishte i përpiktë, thoshte: “Ma, do bëhem një futbollist shumë i madh dhe do të të marr me vete kudo që të shkoj”.

“Nuk kam fjalë për këtë histori, kam vetëm lot dhe sot jam nëna e gjithë fëmijëve shqiptarë, të mbrohen të gjithë fëmijët e tjerë. Dua dorëheqjen e ministres. Mësuesja kujdestare nuk më tha asnjë fjalë, nuk më telefonoi mua se Martini është grindur me një fëmijë, do të kishte një parandalim për ato dy fëmijë”.

“Ai që ka faj të dorëhiqet me çdo kusht, nga dera e shkollës deri në ministri. Dua drejtësi për Martinin dhe për Luisin,” shprehet e ëma e Martinit. /euronews.al