Lajme

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë-Maqedoni Veriore

12/18/2024 14:13
nga:N K

Dogana dhe Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV ne zone qe kufizohet me komunen e Viti-së, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të doganës, njësitet e lartcekura në orët e pasdites se djeshne kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas kosovarë.

Gjatë kontrollit të tyre janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.

Tutje thuhet se nga njësitë e lartcekura ështē kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës.

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim te mututjeshëm të rastit.

Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore.