Lajme

Lëndohet një zjarrfikës nga zjarri në fabrikën e mishit në Babimovc

12/18/2024 11:58
nga:N K

Zjarri që ndodhi në një fabrikë të mishit në Obiliq, përveç dëmeve materiale në këtë kompani, gjatë intervenimit një zjarrfikës ka pësuar lëndime.

Sipas zëvendës komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, zjarrfikësi ka marrë trajtim mjekësor.

“Gjatë intervenimit në fabrikën “Apetiti Gropu”, një punëtor i joni, Burim Halili është lënduar ku ka marr lëndime të lehta i cili është dërguar në urgjencë ku ka marrë tretman mjekësor. Ai tani për momentin është në shtëpi. Sa i përket shkaktarit të zjarrit ne nuk i bëjmë hulumtimet e shkaktarit, ende është herët te dihet, duhet të dal në terren inspektori i cili bën vlerësime të shkaktimit të zjarrit dhe mund të vijnë në konstatim se çka ka qenë shkaktari”, tha Shkodra për teve1.