Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se Gresa Caka po mundohet të arsyetohet në media, duke tentuar ti bindë qytetarët që ka punuar drejtë, raporton GazetaBlic.
Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se sondazhet nuk gënjejnë dhe për opozitën realiteti është i hidhur.
”Kosova ecë përpara me punë, reforma dhe vizion të qartë! Ju që keni tentuar t’i shërbeni stagnimit kollapsuat”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Kryepenguesja e reformave, Gresa Caka, po tenton me u arsyetu në media, duke u munduar me bindë qytetarët që paska punuar drejtë. Në fakt, e gjithë Kosova e di që ishin dhe janë dorë e zgjatur e opozitës!
Ata që për vite të tëra kanë tentuar për të bllokuar reformat, tani janë në dëshpërim të thellë. Sondazhet nuk gënjejnë – realiteti është i hidhur për opozitën. E dimë që mbrëmë keni pas nervozizëm nëpër studio, por ja ku jemi: Populli ka vendosur dhe s’ka kthim mbrapa!
Kosova ecë përpara me punë, reforma dhe vizion të qartë! Ju që keni tentuar t’i shërbeni stagnimit kollapsuat.