Lajme

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga Radoiçiqi i mbështetur nga Serbia

12/18/2024 11:16
nga:Sh R

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, tha se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia.

Musliu këtë informatë ndau me gazetarët pas raportimit drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në këtë komision. Ajo tha se nuk mund të ndajë informacione të tjera, ku tha se për këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.