Sporti

Laporta: Do të donim të ishim 7-8 pikë përpara në krye të tabelës, humbëm pikë kur duhet të kishim fituar

12/18/2024 09:50
nga:Lorik J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka komentuar pozicionin e katalanasve në La Liga.

Javët e fundit, gjigantët kanë bërë shumë luhatje dhe kanë humbur epërsinë e tyre në krye të renditjes.

Ndeshja e fundit ishte veçanërisht zhgënjyese, humbje 0:1 kundër Leganes në shtëpi.

“Nuk më pëlqen të kthej kokën pas. Sot kampionati duket se po fillon nga e para. Besojmë se gota është gjysmë e mbushur. Sigurisht që do të donim të kishim një epërsi prej 7 ose 8 pikësh në krye. Humbëm pikë që duhet t’i kishim, por për mua kjo është e kaluara, ne duhet të ecim përpara dhe çdo ndeshje duhet të jetë si një finale”, tha presidenti i Barcelonës , cituar nga “AS”.

/GazetaBlic Sport