Lajme

“Ditë krenarie e marshimit drejt objektivit historik”, Rama pas hapjes së grupkapitujve për BE

12/18/2024 09:45
nga:G C

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Brukseli një ditë pas hapjes së grupkapitujve të rinj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook mes tjerash shkruan se objektivi i Shqipërisë është anëtarësimi brenda vitit 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.