Lajme

Lubonja: Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë – zhurma e madhe tregon degradimin e kulturës

12/18/2024 09:31
nga:Sh R

Publicisti Fatos Lubonja ka folur sot lidhur me ngjarjen e këngëtares, Parashqevi Simakun.

Këngëtarja shqiptare u kthye në qendër të vëmendjen pas publikimit të videos ku ajo shfaqej e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

Pas publikimit të videos reagimi i shqiptarëve ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale.

Por për publicistin Fatos Lubonja reagimi i shqiptarëve për Simakun është një kulturë që sipas tij karakterizon vendin.

Ai e quajti mobilizimin e shqiptarëve për Parashqevi Simakun “si kultura e Big Brother”, pasi shqiptarët shumica prej tyre merren me thashetheme, tha Lubonja.

Lubonja e cilësoi zhurmën e madhe rreth rastit si histeri, ndërsa u shpreh se për mendimin e tij Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë.

“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo është kultura e Big Brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre. Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri. Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja