Lajme

Manaj: Pushteti aktual ka dështuar në reformat në drejtësi, LDK e ka ndalur kapjen e sistemit të drejtësisë

12/17/2024 23:21
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka thënë se LDK ka program të detajuar në drejtësi që garanton një sistem efikas dhe efektiv, të pavarur e profesional përmes projekteve si: Vettingu, Themelimi i Qendrës Shtetërore të Hetimit, Digjitalizimi, e të tjera, raporton Gazeta Blic.

Ai në konventën e prezantimit të programit për drejtësi, mbrojtje dhe siguri sonte në Lipjan, ka thënë se pushtet aktual ka dështuar në reformat në sistemin e drejtësisë dhe LDK e ka ndalur kapjen e sistemit të drejtësisë dhe i ka mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese!

Postimi i tij i plotë:

Sonte në konvetën e prezentimit të programit për drejtësi, mbrojtje dhe siguri!

LDK ka program të detajuar në drejtësi që garanton një sistem efikas dhe efektiv, të pavarur e profesional përmes projekteve si: Vettingu, Themelimi i Qendres Shtetërore të Hetimit, Digjitalizimi, Avancimi i profesioneve të lira, Shërbimi provues, Shërbimi korrektues etj.

Pushteti aktual ka dështuar në reformat në sistemin e drejtësisë. LDK e ka ndal kapjen e sistemit të drejtësisë dhe i ka mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese!