Lajme

Mulaj: Me këtë përkushtim, LDK-ja do të sjellë ndryshimin që Kosova ka nevojë

12/17/2024 22:49
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin për Drejtësi, Mbrojtje e Siguri në Lipjan.

Kandidati për deputet në LDK, Besim Mulaj, thotë se politikat e popozuara reflektojnë një vision të qartë dhe të qëndrueshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar institucionet shtetërore.

Ai thotë se me këtë përkushtim, LDK-ja do ta sjellë ndryshimin që Kosova ka nevojë dhe do ta vendos vendin në rrugën e duhur drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të marr pjesë në prezantimin e politikave për Drejtësi, Siguri dhe Mbrojtje, që janë rezultat i një pune shumëmujore të grupeve të ekspertëve të LDK-së. Përkushtimi, profesionalizmi dhe qasja gjithëpërfshirëse e këtyre grupeve tregojnë vendosmërinë e LDK-së për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të mbrojtur.

Politikat e propozuara reflektojnë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar institucionet tona shtetërore.

Me këtë përkushtim, LDK do të sjellë ndryshimin që Kosova ka nevojë dhe do ta vendosë vendin në rrugën e duhur drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

#BesimPërNdryshim #bëhuNdryshimi

79 ☑️