Juventus ka siguruar kalimin tutje në Kupën e Italisë.
‘Zonja e Vjetër’ është tashmë e sheh veten në çerekfinale të këtij kompeticioni, pas fitores së thellë në ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 0, me bardhezinjtë që dominuan totalisht kundërshtarin dhe triumfuan me shumë meritë në këtë takim.
Vlahovic, Koopmeiners, Conceciao dhe Gonzalez shënuan golat për Juventusin, duke ‘vulosur’ përfundimisht epilogun e kësaj sfide.
Në raundin tjetër, Juventusi do të përballet me skuadrën e Empolit.
/GazetaBlic Sport/


