Sporti

Aguero thotë se Salah e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin edhe për dy vjet

12/17/2024 21:12
nga:Mergim Rreci

Është përfolur gjatë ditëve të fundit se Mohamed Salah, e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.

Duket se kjo tashmë është çështje e kryer. Lidhur me këtë ka folur edhe ish-futbollisti i Manchester Cityt Kun Aguero.

Aguero bëri të ditur se Salah, e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera.Ai theksoi se tashmë ka hequr çdo dyshim lidhur me këtë.

“Ai mbetet një lojtar kyç dhe një kontratë e re është lajmi më i mirë që Liverpool mund të marrë”, ka thënë Aguero.