Lajme

Mërgim Lushtaku, ndër kandidatët më të pëlqyer në rrjete sociale

12/17/2024 20:17
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 mban numrin 100 në listë.

Lushtaku i cili njihet si deputet i zëshëm në këtë legjislaturë, po pëlqehet shumë në rrjete sociale.

Ai është një prej kandidatëve që ka marrë më së shumti pëlqime në rrjete sociale.

Ai në postimin ku ka njoftuar për numrin garues që mban në listën e PDK-së, ka marrë hiq më pak se 4100 like.

Madje, ai ka marrë pëlqime edhe më shume se sa liderë të disa partive politike.

Në postimin e tij ku njofton për kandidimin për deputet, ai ka marrë mbi 4 mijë pëlqime./Gazeta Blic/