Lajme

Atentat ndaj një zyrtari policor në Pejë

12/17/2024 17:57
nga:G B

Një persona ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se polici për fat të mirë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi.

“I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, theksoi ai.

Nuk u bë e ditur arsyeja e këtij incidenti.