Lajme

Lekaj: Ftoj qeverinë Kurti të prezantojë arritjet e tyre në 5 vite qeverisje

12/17/2024 17:08
nga:Sh R

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka rikujtuar disa nga projektet infrastrukturore që janë realizuar në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj.

Në një video prej 3 minutash, Lekaj ka prezantuar rrugët, urat dhe projektet tjera që kanë filluar dhe janë zhvilluar në mandatin e tij.

Ndër të tjera ai fton qeverinë Kurti që ti prezentoj arritjet e tyre në 5 vite qeverisje.

Postimi i plotë:

Rikujtim: Këto janë vetëm disa nga projektet e Qeverisë Haradinaj për 18 muaj, të filluara e shumë të përfunduara gjatë mandatit tim si Ministër.

Pa përfshirë projekte si Ushtria, Ligji për Prishtinën, Ligji për Trepçën e shumë projekte të tjera.

Ftoj qeverinë Kurti të prezantojë arritjet e tyre në 5 vite qeverisje.

P.S. Mos harroni, kjo është vetëm një pjesë e arkivës sime.

Shikim të këndshëm!