Futbollistët nga Kosova po vazhdojnë shkëlqimin në Superligën e Zvicrës.
Dy nga ta, Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani, janë futur në formacionin e javës së 18-të.
Ata ishin protagonistët kryesor të skuadrave të tyre.
Ndonëse Baseli i tij humbi 0:1 nga Grasshoppers, Shaqiri ishte më i miri në fushë dhe e mori notën 8,4, njofton faqja Sofascore transmeton Klankosova.tv
Shaqiri i ka realizuar pesë gola dhe i ka dhuruar tetë asistime në 14 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Zvicrës deri tash.
Krahas tij, në ekipin ideal të javës në ligën elitare zvicerane u fut edhe Donat Rrudhani.
Futbollisti i Kosovës bëri paraqitje të jashtëzakonshme me Luzernin, ndërsa u zgjodh edhe lojtari më mirë i javës në krejt superioren zvicerane.
Rrudhani, e mori notën 9,4, ndërsa e shënoi një gol dhe asistoi një herë në fitoren spektakolare të Luzernit me rezultat 4:2 ndaj Winterthurit në udhëtim.
Mbrojtësi i majtë i Kosovës i ka realizuar pesë gola dhe i ka bërë tre asistime në 16 ndeshje të luajtura në Superligën zvicerane këtë sezon deri tash.