Ish-sulmuesi i Milanit dhe fituesi i Topit të Artë, Marco van Basten, beson se të kesh më shumë lojtarë të Italisë në ekip mund të jetë pjesë e zgjidhjes që i ndihmon kuqezinjtë të kthehen në krye të tabelës së Serie A.
“Milani është një klub i madh, ka një stadium fantastik dhe tifozë të mrekullueshëm. Fatkeqësisht Interi ka ‘sunduar’ gjatë viteve të fundit dhe kjo është një goditje në zemër për tifozët e Milanit. Kohë të vështira”, tha Van Basten për Gazetta Dello Sport.
“Jam i bindur se Milani do të kthehet në rrugët e fitoreve. Ndoshta mund të ndihmojë që të kemi më shumë italianë në ekip. Ka disa lojtarë të mirë, por skuadra nuk i përdor shumë dhe kombëtarja vuan për këtë. Në Spanjë, për shembull, ata e vlerësojnë më shumë talentin e tyre”, përfudoi ai.
/GazetaBlic Sport/