Sporti

Mudryk suspendohet përkohësisht nga Federata e Futbollit të Anglisë

12/17/2024 11:29
nga:Lorik J

Anësori i Chelseat, Mykhailo Mudryk, është suspenduar nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi ka dorëzuar një mostër të testit të dopingut që përmbante një substancë të ndaluar.

Reprezentuesi ukrainas ka humbur pesë ndeshjet e fundit për klubin e tij, me trajnerin Enzo Maresca që sugjeroi se lëndimi ishte një faktor. Mudryk luajti për herë të fundit më 28 nëntor.

Raportimi i The Times thotë se Mudryk po përmend kontaminimin si arsyen e shfaqjes së substancës në testin e tij dhe mohon se ka marrë qëllimisht ndonjë gjë të ndaluar.

Rezultatet e një monstre B janë duke u pritur, por lojtari po mbështetet nga Chelsea, të cilët kanë nisur hetimet e tyre.

/GazetaBlic Sport