Shaban Osmanaj është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 98 në listë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka marrë pjesë në Darkën e Lamës të organizuar nga Shoqata e Furrtarëve të Hasit dhe Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, më 14 dhjetor.
“Me FTESË të z Esat Çollaku, Kryetar të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, më datë 14 dhjetor 2024 patëm nderin dhe privilegjin të jemi pjesë e Darkës së Lamës apo siç e quajmë darka e bereqetit, e organizuar nga Shoqata e Furrtarëve të Hasit në Kroaci, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci”, ka thënë ai.
Osmanaj ka theksuar se në atë mbrëmje madhështore me bashkatdhetarë e pasuroi prezenca e ambasadorëve të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
“Rrugës për në Zagreb takuam bashkëvendësin tanë në Bar, Mali I Zi, Samabor, dhe Zagreb. Kurse, mbrëmjen e ndamë me të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trove që veprojnë në Kroaci. Në këtë mbrëmje madhështore e pasuruan dhe prezenca e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe i gjithë kleri fetar të besimit tarikat, mysliman dhe katolik”, ka thënë Shaban Osmanaj.



