Një delegacion nga Kosova, i udhëhequr nga Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, vizitoi Odën Ekonomike të Aydinit, ku u prit nga Kryetari i kësaj ODE, z. Hakan AYLKEN.
Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Kryetari Dreshaj, në fjalën e tij, shprehu kënaqësinë dhe nderin e veçantë për mundësinë e krijimit dhe forcimit të lidhjeve profesionale dhe ekonomike. Ai theksoi se takimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e mundësive dhe sfidave që të dyja palët kanë përpara.
Aydini, si një nga qytetet më të zhvilluara të Turqisë, dhe Kosova, një treg në rritje me potencial të jashtëzakonshëm, mund të ofrojnë mundësi të shumta në fusha si industria, turizmi, bujqësia, energjia e rinovueshme dhe teknologjia. Ai gjithashtu theksoi se një nga objektivat kryesore të këtij takimi është krijimi i mundësive për bashkëpunime të drejtpërdrejta dhe partneritete strategjike, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës, sipas Dreshajt, është angazhuar të krijojë platforma që lehtësojnë këto lidhje dhe të sigurojnë një mjedis të favorshëm për investitorët dhe sipërmarrësit.
Nga ana e tij, Kryetari AYLKEN vlerësoi vizitën dhe u shpreh i gatshëm për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të besimit reciprok dhe krijimin e kushteve për investime të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Ne jemi të lumtur që sot po e zyrtarizojmë bashkëpunimin më ju si Lidhje e Bizneseve , shprehu besimin se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të frytshëm për të dyja palët.
Në emër të Lidhjes Bizneseve, z. Blerim Grainca, prezantoj oferten e Kosovës për investimet e huaja në Kosovë. Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin: Hashim Deshishku- nënkryetar, Gezon Berisha, Mustaf Krasniqi, Murat Kuka, Blerim Grainca, Imer Ademi, Ukë Menxhiqi, Astrit Gashi.