Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka vizituar zyrtarët policorë të lënduar në vetaksidentin e fundit të trafikut, që ndodhi në veri të vendit.
Sindikata thekson se ngjarjet e fundit dhe ngjarje të tilla theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policin e Kosovës që çdo ditë përballen me rreziqe të shumta.
Po ashtu, Sindikata i bën thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore të trajtojnë me prioritet sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përcjell GazetaBlic.
Postimi i plotë: