Lajme

Policia bastis shtëpinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, asnjëri nuk u gjetën në shtëpi

12/16/2024 12:24
nga:G C

Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, shkruan Alsat M.

Nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

Sipas raportimeve, Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Në media ishte raportuar se Artan Grubi ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut, por që sipas një reagimi të bërë nga vetë ai në Facebook, ish-zëvendëskryeministri i BDI-së kishte thënë se të gjitha këto janë shpifje dhe spekulime, dhe se ai ndodhet në Kosovë për një vizitë private dhe se do të kthehet përsëri.

“Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private. Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni. Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sa po të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes”, kishte shkruar Grubi në Facebook.

Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, Policia s’e ka gjetur as atë në shtëpi.