Shemsedin Topko, pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë, raporton GazetaBlic.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Sinidikata e Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsedin Topko.
Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
Humbja e tij na prek të gjithëve, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të paharruar.