Në Suharekë një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtaren policore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtaren policore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.


