Karim Benzema ka zbuluar se po mendon të pensionohet më shpejt se sa pritej.
Ndërsa Al-Ittihad, klubi i tij aktual, pret që ai të pensionohet në vitin 2026, Benzema nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga futbolli në fund të sezonit aktual. Ai tashmë ka rënë dakord me Real Madridin për t’u rikthyer si ambasador.
Sipas Relevo, Benzema pranoi se një nga vendimet më sfiduese për çdo lojtar është se kur të pensionohet. Për të, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të vazhduar me rutinat e përditshme të stërvitjes, veçanërisht në Arabinë Saudite, ku seancat mbahen në mbrëmje për shkak të temperaturave të larta të ditës.
Pas një sezoni e gjysmë në Al-Ittihad, Benzema po ndjen gjithashtu lodhjen mendore nga fillimi i vështirë në klub. Sulmuesi francez u përball me kritika për paraqitjet e tij që herët.
/GazetaBlic Sport