Sot, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë për disa orë.
Kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park.
“Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, ‘Lagjja e Muhaxherëve’ dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim, shkruan GazetaBlic.
Ndërprerjet me ujë do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 16:00.


