Opinion

Kur e dëgjojmë fjalën UÇK- vizioni i parë që ngjallet në kujtesë është Lahi Brahimaj

12/16/2024 10:50
nga:Arlind Gashi

Shkruan: Arlind Gashi

Kur gjenerata ime e dëgjon fjalën Ushtri Çlirimtare e Kosovës, vizioni i parë që ngjallet në kujtesë është Lahi Brahimaj.

Dhe kjo, jo pa të drejtë. Në fillesat e rezistencës për liri, rrugët e të parëve luftëtarë themelues të UÇK-së çonin në Jabllanicë, ku familja Brahimaj ishte strehë e organizmit çlirimtar.

Këtë shkrim për Jabllanicën dhe dajen Lahi, nuk po e bëj për shkak të ndonjë përvjetori të heronjve të saj të shumtë, Sadriut, Agimit e Myrtës, Ganiut e Naserit, Nanës Azë – Nanës së UÇK-së.

Kësaj radhe, të dashur miq e familjarë të mi, po shkruaj për numrin 9️⃣0️⃣, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për Kuvendin e Kosovës. Gjenerali Lahi Brahimaj, po hyn në këtë garë përpos angazhimit historik që ka prapa, edhe me përvojën institucionale, që nga dita e parë e lirisë.

Jetojmë në kohëra që dikush mund t’i quaj epike. Gjenerata të tëra që frymojnë lirshëm në Atdheun tonë të përbashkët, kanë mundësinë të përfaqësohen në institucionin më të lartë të demokracisë, pikërisht nga personazhe që shkruan me vepra historinë tonë të re kombëtare.

Prandaj, duke kërkuar një mobilizim nga të gjithë ju, me shumë bindje e them se numri 9️⃣0️⃣ në listën e AAK-së, është zëri jonë i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës – Lahi Brahimaj. Një emër që reflekton respekt. Një burrë që kaloi në sfida të ndryshme, para, gjatë e pas luftës, por qëndroi i vendosur – asnjëherë nuk bëri kompromis me interesat kombëtare.

E ju miq që jetoni jashtë Kosovës, e ende nuk jeni regjistruar për votim, keni edhe 10 ditë kohë, e procesi zgjat vetëm 5 minuta.

Të bëhemi bashkë, për ndryshimin që Kosova ka nevojë. Kësaj radhe, me listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me numrin 9️⃣0️⃣ – Lahi Brahimaj 🇦🇱. Me njerëzit e dëshmuar për sakrificën dhe atdhedashurinë.

A.Gashi