Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

12/15/2024 15:17
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Sipas parashikimit, java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike, nga e premtja parashihen riga shiu, ndërsa vkendi me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.

Parashikimi i motit për pesë ditë (16-20 dhjetor 2024)

Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike. Nga e premtja parashihen riga shiu. Vikendi me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes mundesi per mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë -Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.

E enjte-Mot i vranët dhe me untervale me diell. Në mëngjes në shum zona paraqiten kushte për mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.