Kohët e fundit, një video që qarkullon në rrjetet sociale ka bërë bujë mes shqiptarëve, duke treguar një zonjë në New York duke marrë ndihma.
Shumë kanë spekuluar se ajo mund të jetë këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA dhe është larguar nga vëmendja publike.
Së fundmi, një tjetër video ka dalë në internet, duke ndriçuar më shumë mbi situatën. Në këtë video, një grua shqiptare shkon për ta takuar zonjën e dyshuar si këngëtarja e madhe dhe zhvillon një bisedë të shkurtë me të.
Gjatë takimit, zonja i dhuron një buzëkuq zonjës që dyshohet të jetë Parashqevi, duke treguar një gjest mirësie.
Zonja në video flet kryesisht anglisht, por përdor disa fraza në shqip, duke thënë: “E kam më lehtë të flas anglisht. Hera e parë që me ty fola shqip. E kam të vështirë se ka vite që nuk e flas. Studiova edhe anglisht dhe kur nuk komunikoj, e kam më të vështirë”.
Mikja e saj, nga ana tjetër, i jep kurajo duke e inkurajuar: “Mos u dorëzo sepse je super, e di ku je? Akoma je në maja”.
Spekulimet mbi identitetin e saj vazhdojnë të mbeten të hapura, ndërsa fansat e Parashqevi Simakut shpresojnë për një sqarim më të qartë rreth videos që ka ngjallur kaq shumë kureshtje.
View this post on Instagram