Lajme

I mbijetuari i bombardimeve japoneze në Pearl Harbor vdes në moshën 100-vjeçare

12/14/2024 14:06
nga:Sh R

Ka vdekur Bob Fernandez, i mbijetuari i bombardimeve japoneze të Pearl Harbor. Ai ishte 100 vjeç.

Shëndeti i tij ishte përkeqësuar, ku e shtyu atë të anashkalonte një udhëtim në Hawaii për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të javës së kaluar që shënonte 83-vjetorin e sulmit, shkruan The Guardian.

Fernandez vdiq në mënyrë paqësore në Lodi, Kaliforni, në shtëpinë e nipit të tij, Joe Guthrie, të mërkurën. Vajza e Guthrie, Halie Torrell, po i mbante dorën kur mori frymën e fundit.

Fernandez kishte pësuar sulm rreth një muaj më parë.