Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka vlerësuar se veriu i Kosovës nuk është sukses i qeverisë Kurti, ngaqë sipas tij, ka ende shumë problematika të hapura në atë pjesë.
“Zgjidhja e qëndueshme është kur pranohet nga komuniteti atje. Çdo zgjidhje tjetër e tipit të tillë çfarë e kemi aktualisht është zgjidhje e përkohshme, zgjidhje që nuk paraqet siguri”, ka thënë Ahmeti në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Për më tepër, Ahmeti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e përdor veriun për fushatë zgjedhore, ndërsa nuk ka kursyer ironitë për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
“Pse s’po përmenet ma ura. Ku met? Që doni me bo filma po e veshim Abdixhikun me çizme dhe me një kaçketë në kry dhe po e çojmë te ura po i bajmë do filma. Nuk zgjidhet ky problem kështu”, ka thënë Ahmeti.