Lajme

Hyseni: Fryma e bashkëpunimit dhe mobilizimit, garantuese e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit!

12/13/2024 21:25
nga:Y I

Kryetari i degës njëherësh kandidat i LDK-së për deputet nga Podujeva, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se sot në dy takime të ndara ka pritur Kryetarët e Nëndegëve të LDK-së në Llap dhe Shtabin Zgjedhor.

Hyseni ka thënë se secili nga ata janë duke punuar me përkushtim të madh në mënyrë që qytetarët të informohen në detaje për programin dhe ofertën e LDK-së.

“Fryma e bashkëpunimit dhe e mobilizimit është garantuese e suksesit dhe e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë mënyrë do të arrijmë t’i japim vendit dhe qytetarëve qeverinë që e meriton!Të bashkuar drejt fitores, të bashkuar në qeverisje, në mënyrë që bashkë ta bëjmë edhe ndryshimin” shkruan Hyseni në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në dy takime të ndara prita sot Kryetarët e Nëndegëve të LDK-së në Llap dhe Shtabin Zgjedhor.

Secili nga ta me përkushtimin më të madh janë duke punuar, në mënyrë që qytetarët tanë të informohen në detaje për programin dhe ofertën e LDK-së.

Fryma e bashkëpunimit dhe e mobilizimit është garantuese e suksesit dhe e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë mënyrë do të arrijmë t’i japim vendit dhe qytetarëve qeverinë që e meriton!

Të bashkuar drejt fitores, të bashkuar në qeverisje, në mënyrë që bashkë ta bëjmë edhe ndryshimin!

#behundryshimi