Lajme

Protesta në Serbi, mbështetësit e Vuçiç përplasin me makinë studentët

12/13/2024 20:11
nga:Y I

Duket se pakënaqësitë ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë rritur gjatë kohëve të fundit.

Sipas mediave vendase, studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Studentët kanë mbajtur heshtje në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad. Por në vijim ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një automjet ka përplasur disa studentë teksa protestonin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë aksionit “Stop, Serbi”, në afërsi të tregut të Futoshkës. Pamjet i ka publikuar edhe nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiç, duke bërë të ditur identitetin e personit që drejtonte automjetin.

“Milan Todoroviç nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepiç në platformën e mediave sociale ‘X’.

Po ashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve të Presidentit Vuçiç.