Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në dy lokacione në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se një person është duke u intervistuar si i dyshuar, ndërsa një tjetër pritet të intervistohet.
Tutje ai shtoi se gatë aksioneve është konfiskuar një uniformë ushtarake, pushkë gjuetie e jelek antiplumb.
“Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, ka thënë Elshani.