Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpra listat e kandidatëve për deputetët të partive politike.
Ai ka thënë se në listat e partive ka parë njerëz që nuk e kanë idenë se çka është shteti e çka është kombi.
“S’kanë ide të lirisë, nuk e dinë çka është shteti, nuk e dinë çka është kombi, se dinë çka është etniteti sen bre hiç sen”, tha Matoshi në “Politiko”.
Tutje, Matoshi tha se listat e partive janë me tiktokera e futbollera.
“Tash i shoh listat tiktoker, Big Brothe, futboller, babai futbolleri, çika e heroit, çika e dëshmorit, gruaja e viktimës, qysh cila është cilësia këtu”, ka thënë Matoshi.
“Ai njëri që hala në shekullin 21 shtetin modern ma paraqet me dy flamuj, ai kombëtar ky shtetëror, ai nuk e meriton me hi në struktura të shteti. Është antikushtetuese, nuk ka shtet në botë me dy flamuj. Unë i pash listat, dikush që unë e kam konsideruar vlerë nuk ka dhënë asgjë në Kuvend, me taksa tona aty paguhen njerëz me duartrokit”, ka thënë Matoshi.