Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pyetur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, se cila është zgjidhja e LDK-së për dialogun me Serbinë.
I pari i LDK-së tha se “Serbia na do të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht”.
“Serbia i ka dy qëllime bazike e para ta mbaj Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht sa më shumë që mundet dhe e dyta që Kosova të jetë sa më e dobët ekonomikisht. Dhe këto dy qëllime i ka të realizuara”, tha Abdixhiku.
Çështja e përballjes me Serbinë është çështje e aktualizuar nga ky pushtet, për qëllime elektorale.
“Duhet të tregojmë forcë ekonomike kundër Serbisë. Kur jemi të fortë ekonomikisht, vetëm ashtu e mposhtim Serbinë”, tha Abdixhiku.
Ai tha se LDK beson se karshi Serbisë vërtetë nuk duhet të ketë dallime mes shumicës shqiptare në Kosovë dhe nuk ka pasur asnjëherë.