Sporti

Luajtën në temperatura -9 grad celcius, Neto i Chelseat: Ishte tepër ftohtë

12/12/2024 21:44
nga:Lorik J

Anësori Pedro Neto ishte në mesin e disa lojtarëve të ekipit të parë të Chelseat që luajtën në ndeshjen e raundit të pestë të fazës kryesore të Ligës së Konferencës ndaj Astanës, me portugezin që vuri në dukje temperaturat e ftohta në Kazakistan.

Neto siguroi se ai nuk kishte luajtur kurrë në një mot të tillë, pasi ishte -9°C në Almaty.

“Sinqerisht, ishte shumë ftohtë. Mendoj se ishte moti më i ftohtë që kam luajtur ndonjëherë”, tha portugezi në një intervistë për TNT Sports.

“Pas ngrohjes mendoj se ishte pak më mirë, të jem i sinqertë. Unë mendoj se nuk është e lehtë të luash në një mot të tillë, por ne patëm qëndrimin e duhur, lojën e duhur. Ne u përgatitëm mirë dhe jemi të lumtur që arritëm tre pikët”, ka shtuar Neto.

/GazetaBlic Sport